Deputetja britanike reagon pas deklaratave të ministres serbe: Bota nuk harron çka ndodhi në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Deputetja britanike reagon pas deklaratave të ministres serbe: Bota nuk harron çka ndodhi në Kosovë

Aktuale July 15, 2026 - 13:57

Deputetja britanike Alicia Kearns ka dënuar ashpër deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke i cilësuar ato si mbështetje për spastrimin etnik në Kosovë.

“Mbështetja e turpshme e ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik në Kosovë është një njollë për qeverinë e Serbisë”, ka shkruar Kearns.

Ajo theksoi se njerëzit që sot janë në të tridhjetat e tyre i mbajnë ende mend mizoritë e kryera ndaj tyre dhe familjeve të tyre nga forcat e regjimit të Slobodan Millosheviqit.

“Sot, njerëzit në të tridhjetat e tyre i kujtojnë mizoritë e kryera ndaj tyre dhe familjeve të tyre nga forcat e Millosheviqit. Asnjë përpjekje për t’i justifikuar – ose, edhe më keq, për t’i lavdëruar – këto krime nuk mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë”, u shpreh ajo.

Në fund të reagimit të saj, Kearns shtoi: “Mos harroni kurrë”. /Zëri