Defekt në gypin e ujësjellësit, gjashtë fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë
Aktuale
July 15, 2026 - 14:02
KRU “Gjakova” ka njoftuar se disa fshatra në Gjakovë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm si pasojë e një defekti të paraqitur në gypin F300.
Sipas njoftimit, pa ujë kanë mbetur fshatrat Ujzë, Rogovë, Pnish, Romajë, Dedaj dhe Lubisht.
Ekipet e mirëmbajtjes kanë dalë në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit.
Nga KRU “Gjakova” bëhet e ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas orës 16:00, sapo të përfundojnë punimet për riparimin e gypit.