Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, Basha: Do të nxisë zhvillimin e turizmit

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, Basha: Do të nxisë zhvillimin e turizmit

Aktuale July 09, 2026 - 09:25

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se rruga Junik-Gjeravicë është drejt përfundimit.

Sipas tij, ky investim ka vlerën mbi 4.8 milionë euro, raporton Zeri.info.

“Me gjatësi prej 18 kilometrash, kjo rrugë krijon qasje më të shpejtë dhe më të sigurt drejt Gjeravicës, majës më të lartë të Republikës së Kosovës. Ky investim do të forcojë lidhjen me një nga destinacionet më të bukura malore të vendit, duke nxitur zhvillimin e turizmit, ekonomisë lokale dhe krijimin e mundësive të reja për banorët e kësaj zone”, thekson Basha. /Zëri