Nëna e 17-vjeçares që u rrah nga adoleshentet: Po më shkatërrohet jeta e vajzës, kam frikë për sigurinë e fëmijëve

Nëna e 17-vjeçares që u rrah nga adoleshentet: Po më shkatërrohet jeta e vajzës, kam frikë për sigurinë e fëmijëve

Aktuale July 07, 2026 - 14:55

“Po më shkatërrohet jeta e vajzës”, thotë nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tri adoleshente më datë 8 qershor, por ngjarja u bë publike ditën e djeshme për mediat.

Nëna e 17-vjeçares, e kontaktuar nga Top Channel, me lot në sy shprehet se është thellësisht e shqetësuar për gjendjen psikologjike të vajzës së saj dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse. Ajo thotë se jeton me frikë edhe për sigurinë e fëmijëve të tjerë të mitur të familjes.

Ndërkohë, çështja është në shqyrtim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Ngjarja ka ndodhur më datë 8 qershor, ndërsa mësohet se tri vajzat të moshave 15 dhe 19 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë.

Ngjarja është referuar në Prokuroi më datë 9 qershor, pra një ditë pas dhunës.

Pamjet e publikuara në rrjetet, të filmuara nga njëra prej tyre, tregojnë të miturën duke u goditur me shuplaka dhe grushte, ndërsa vajza që filmon dëgjohet edhe duke i nxitur të vazhdojnë. /Tch