Rama merr vëmendje në samitin e NATO-s, Rutte ia tregon Trumpit atletet e bardha të kryeministrit shqiptar

Rama merr vëmendje në samitin e NATO-s, Rutte ia tregon Trumpit atletet e bardha të kryeministrit shqiptar

Aktuale July 08, 2026 - 13:49

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i vetmi lider që në samitin e NATO-s në Ankara u shfaq i veshur me kostum dhe atlete të bardha. Kjo nuk është hera e parë që kreu i Qeverisë vishet me këtë stil në një samit të rëndësishëm ndërkombëtar.

Por ajo që ra në sy ishte një reagim i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili i tregoi me gisht Donald Trumpit atletet e bardha e kryeministrit shqiptar.

Nga ana e tij presidenti amerikan hodhi një vështrim, pa e ditur se për çfarë bëhej fjalë. Më pas shfaqet tepër i ftohtë dhe indiferent ndaj një stili veshjeje si ajo e kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa për liderët e tjerë Rama u shndërrua në një objekt humori.