36 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut

36 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut

Aktuale July 02, 2026 - 08:14

Data 2 Korrik 1990 shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë politike të Kosovës, e konsideruar si gur themeli i shtetësisë dhe një moment vendimtar në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë.

Sot u bënë 36 vjet nga ky moment historik i Kosovës, kur në kushte të rrethimit policor dhe ushtarak nga regjimi serb, 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës morën vendimin historik për ta shpallur Kosovën njësi të pavarur dhe me të drejta të barabarta brenda federatës së atëhershme jugosllave, duke rikonfirmuar vullnetin e popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe vetëvendosje.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut mbetet një moment kthese në rrugëtimin e Kosovës drejt shtetit të pavarur dhe sovran.