Moti sot kryesisht me diell, pasdite mundësi për reshje të izoluara shiu

Moti sot kryesisht me diell, pasdite mundësi për reshje të izoluara shiu

Aktuale July 02, 2026 - 07:52

Gjatë ditës së enjte në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e pasdites në disa zona të vendit priten reshje të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 14 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Megjithëse në disa rajone priten reshje lokale gjatë pasdites, pjesa më e madhe e ditës do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, i ngrohtë dhe me diell.