Demaliaj nga spitali: Dy persona më goditën me grushte sa dola nga shtëpia, jemi popull që urrejmë

Demaliaj nga spitali: Dy persona më goditën me grushte sa dola nga shtëpia, jemi popull që urrejmë

Aktuale July 01, 2026 - 14:09

Analisti Ilir Demaliaj është sulmuar ditën e sotme në Tiranë.

Në një lidhe live nga spitali për TCH, analisti sqaroi se është dhunuar sapo doli nga shtëpia nga dy persona, të cilët e goditën me grushte.

“Asgjë, po dilja nga shtëpia dhe dy veta të lagjes që kanë dyqan aty më sulmuan. Një polic po i vinte gjobë për parkim të gabuar. Më goditën me grushte se thanë që kam lajmëruar policinë, por nuk e kisha lajmëruar unë.

Nuk i kam borxh njeriu dhe as armiqësi, por kërcënime të vazhdueshme kam pasur, urrejtje kot. Si shqiptarët, shihemi online, në media, jemi një popull që veç urrejmë, por nuk e kuptojmë që me këtë do të shkatërrojmë vetveten.

Shumë njerëz më thonë pse rri, pse ashtu, unë rri ku të më dojë qejfi mua. Nuk besoj që më rrahën për qëndrimet e politikës, por pse kam ngritur problemin për të pastruar parkimin e asaj zone, se nuk hyjmë dot në shtëpi. Këtu është vendi i cubave. Më dhunuan në sy të policisë. Po i kërkon policia, i ka gjetur, por nuk e di nëse i kanë kapur. A ka shtet këtu? E bëra denoncimin. Më dhunuan me grushte, ishin dy veta”, u shpreh Demaliaj.