QSU përmbyll me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2026”
Qendra për Studime Universitare (QSU) ka përmbyllur me sukses vlerësimin praktik për vitin akademik 2025/2026, të titulluar “Qielli i Shqiponjave 2026”.
Sipas njoftimit, gjatë nëntë ditëve të angazhimit intensiv në rajonin e Gjakovës, kadetët zhvilluan operacione luftarake në nivel togu dhe kompanie, duke vënë në zbatim në terren njohuritë teorike dhe praktike të fituara gjatë vitit akademik.
Vlerësimi praktik përfshiu planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve luftarake, zbatimin e drilleve të betejës, koordinimin ndërmjet njësive, si dhe procesin e vendimmarrjes në kushte dinamike. /Zëri
Sipas QSU-së, ky aktivitet shërbeu për forcimin e aftësive udhëheqëse, disiplinës dhe frymës ekipore të kadetëve, duke përmbyllur me sukses fazën praktike të përgatitjes së tyre për vitin akademik 2025/2026.