Fundjavë përvëluese në gjithë Shqipërinë

Fundjavë përvëluese në gjithë Shqipërinë

Aktuale June 26, 2026 - 14:49

Fundjava duket se do të jetë përvëluese në Shqipëri, siç paralajmëroi sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Eneida Doçi.

Vlerat minimale do të shënojnë nga 26 gradë Celsius, ndërsa vlerat maksimale parashikohen deri në 39 gradë Celsius.

“Gjatë kësaj fundjave do të kemi depërtimin e masave ajrore të lagështa me origjinë jug-perëndimore nga anticikloni i Azoreve, por po ashtu dhe masat ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës, çka do të sjellin mot të nxehtë në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës. Moti do të vijojë i kthjellët, ndërsa vranësirat e pakta kalimtare përgjatë maleve në orët e mesditës dhe pasdites, ndërsa do të kemi dhe rritje të ndjeshme të temperaturave, si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale.