Kurti po pret certifikimin e rezultateve, për të nisur komunikimin me partitë e tjera
Aktuale
June 23, 2026 - 11:23
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Lëvizja Vetëvendosje do të nisë komunikimet me partitë politike menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), raporton Ekonomia Online.
I pyetur për hapat e ardhshëm drejt formimit të institucioneve, Kurti tha se fillimisht duhet të përfundojë procesi i certifikimit të rezultateve.
“Porsa të certifikohet rezultati, fillojmë komunikimet menjëherë”, tha Kurti.