Specialja reagon pas raportit britanik, ku u evidentuan shkelje të mëdha
Aktuale
June 17, 2026 - 12:43
Haga pas raportit të britanikëve: Nëse ka pretendime për shkelje, të akuzuarit mund t’i drejtohen Supremes ose Kushtetueses
Gjykata Speciale ka publikuar në faqen e saj zyrtare në “X” një video sa i përket procesit gjyqësor në Hagë.
Zëdhënësi i kësaj gjykate, Michael Doyle, ka thënë se Dhomat e Specializaura bazohen në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Kosovës dhe se të gjithë ata që mendojnë se s’po veprohet në bazë të ligjit, mund t’i drejtohen Gjykatës Supreme ose Gjykatës Kushtetuese në kuadër të Dhomave të Specializaura.
Ky reagim i Gjykatës Speciale në formë njoftimi, vjen pas publikimit të raportit të britanikëve në të cilin janë evidentuar një numër i madh shkeljesh sa i përket proceseve të gjykimit në Hagë.
KSC Spokesperson Michael Doyle presents how fair trial standards are upheld during KSC trials pic.twitter.com/wQej38QHyY
— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) June 17, 2026