Mbledhja e përbashkët e dy Qeverive, Konjufca: Ishte planifikuar në qershor, zgjedhjet bënë që ta shtyejmë

Mbledhja e përbashkët e dy Qeverive, Konjufca: Ishte planifikuar në qershor, zgjedhjet bënë që ta shtyejmë

Aktuale May 31, 2026 - 13:43

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka deklaruar se kur do të mbahet mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Konjufca tha se zgjedhjet e kanë shtyer këtë organizim, pasi që sipas tij ishte e planifikuar të mbahet në qershor.

“Sa i përket mbledhjes së qeverive, mendoj që të dy shtetet tona janë pro kësaj ideje. Çështja e vetme që ka mbetur janë zgjedhjet në Kosovë, që ishin goxha, nejse, për dikë të parashikueshme, për dikë të paparashikueshme, meqenëse më shumë më duket kishte njerëz që e kishin optimizmin që do ta gjenim ne një zgjedhje për këtë krizën nëpër të cilën kaluan institucionet. Mirëpo meqë ajo nuk u gjet, zgjedhjet u caktuan pikërisht në qershor. E qershori ka pasë qenë si njëfarë lloj ideje për në atë kohë, nëse po flisni për vizitën e zonjës Spiropali. Tash kjo nuk duhet të humbet si ide, mirëpo me siguri që do ta shtyjmë në momentin që kryhet krejt procedura e legjitimimit të institucioneve të reja, të legjislaturës së re, pastaj të, kësaj nuk do të jenë aty, e të shohim pastaj shtatorit dhe tetorit nëse do të mund të jenë muaj të përshtatshëm për mbajtjen e mbledhjes së qeverive”, tha Konjufca para mediave.