Dy majorë të FSK-së i bashkohen ISF-së, mirëpriten nga Bordi i Paqes
Aktuale
May 30, 2026 - 16:17
Bordi i Paqes ka njoftuar se dy oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, majori Gentrit Idrizi dhe majori Labinot Lala, janë dërguar në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) si oficerë ndërlidhës
Sipas njoftimit, ata do të ndihmojnë në lehtësimin e rrjedhës së informacionit kritik ndërmjet ISF-së dhe Kosovës.
"Kosova po dërgon më të mirët e saj për të lehtësuar rrjedhën e informacionit kritik ndërmjet ISF-së dhe vendit të tyre", thuhet në njoftimin e Bordit të Paqes në X.
“Integrimi i tyre në stafin e ISF-së forcon koalicionin tonë ndërkombëtar të personelit, duke avancuar përpjekjet për siguri dhe stabilizim për Bordin e Paqes”, përfundon njoftimi.