Në nderim të jetës dhe veprës së Hafiz Gagicës mbahet mbledhje komemorative

Në nderim të jetës dhe veprës së Hafiz Gagicës mbahet mbledhje komemorative

Aktuale May 29, 2026 - 16:24

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Hafiz Gagica, të organizuar nën patronatin e zëvendëskryeministres në detyrë të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Në fjalën hyrëse, kryeministri në detyrë Kurti e përkufizoi jetën dhe veprën e Hafiz Gagicës si, angazhim të pakursyer e përkushtim të pakusht për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Roli i tij në bashkimin dhe mbajtjen aktive të mërgatës sonë, gjenerata shqiptarësh të përndjekur nga regjimi serb, të cilët u kthyen në një brez të tërë qëndrese, ishte kyç në jetësimin e mbajtjen gjallë si dhe organizimin e forcimin e sistemit të Republikës së Kosovës që ndodhej nën okupim gjatë viteve të ’90-ta”, theksoi kryeministri në detyrë Kurti. /Zëri

 

Image
Image

 

Image