Kriza në Kosovë ushqen dyshimin ndërkombëtar
Foto: Laura Hasani

Kriza në Kosovë ushqen dyshimin ndërkombëtar

Aktuale May 29, 2026 - 15:24

Vëzhguesit ndërkombëtarë paralajmërojnë se bllokadat e përsëritura politike po e shtyjnë Kosovën drejt rrezikut për t’u perceptuar si shtet jofunksional.

Sipas tyre, kriza ka dalë përtej politikës së brendshme dhe po ndikon drejtpërdrejt në kredibilitetin ndërkombëtar të vendit.

Më 7 qershor Kosova do t’i mbajë zgjedhjet e treta parlamentare në 16 muaj.

Ish-diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, thotë se këtë herë votuesit duhet të sillen si qytetarë aktivë dhe kërkues, duke i dhënë mesazh të qartë udhëheqjes politike se bllokimet e zgjatura institucionale nuk janë më të pranueshme. /REL