Muja: Ministria e Bujqësisë ka paguar rreth 1 milion euro për qira, do t’i kthejmë pronat publike
Foto: Laura Hasani

Muja: Ministria e Bujqësisë ka paguar rreth 1 milion euro për qira, do t’i kthejmë pronat publike

Aktuale May 29, 2026 - 12:58

Sot ka filluar rrënimi i pompës së benzinës, e cila ndodhet në Fushë-Kosovë, përballë selisë së AKI-së, e cila ishte në pronë të Ministrisë së Bujqësisë.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka përcjellë nga afër aksionin e rrënimit, derisa tha se po zbatohet një vendim i gjykatës që prona t’i kthehet ministrisë që ai drejton, transmeton Zeri.info.

Ai tregoi se pas rrënimit, hapësira prej 1.2 hektarësh do të shfrytëzohet për të mirën publike, e cila do të gjelbërohet dhe do të jetë në shërbim të studentëve të Bujqësisë dhe Ministrisë së Bujqësisë.

“Sot po zbatohet një vendim i Gjykatës, kthimi i pronës së Ministrisë së Bujqësisë, i cili do t’u kthehet qytetarëve, do të gjelbërohet dhe do t’u shërbej studentëve, stafit të ministrisë, stafit kërkimor, sepse këto toka kanë qenë prona të Institutit Bujqësor dhe do të shfrytëzohen si vende, pra që në hyrje të Prishtinës nga Aeroporti do t’i tregojmë edhe botës që edhe ne mund të bëjmë projekte të inovacionit në bujqësi, digjitalizimit në bujqësi”.

“Të gjitha këto hapësira, 1.2 hektar që kanë qenë të uzurpuara do të lirohen sot”, tha Muja para gazetarëve, transmeton Zeri.info.

Ai tregoi se Ministria ka paguar rreth një milion euro për qira, derisa pronat e saj kanë qenë në shfrytëzim privat.

Ne kemi marrë një vendim që Ministria e Bujqësisë, e cila ka paguar afërisht 1 milionë euro, paradoks në vete, që ministria të paguaj qira, ndërsa pronat tona janë përdorur nga privatet”, tha Muja. /Zëri