Hamza takon ambasadorin francez, kërkon tejkalimin e krizave në Kosovë

Hamza takon ambasadorin francez, kërkon tejkalimin e krizave në Kosovë

Aktuale May 22, 2026 - 12:49

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe për përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, Hamza ka rikonfirmuar angazhimin e PDK-së për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të larta demokratike, raporton Zeri.info.

“Diskutuam edhe për nevojën që Kosova të tejkalojë klimën e krizave të vazhdueshme, të cilat kanë ndikuar negativisht në gjendjen ekonomike dhe mirëqenien e familjeve kosovare. Rikonfirmova angazhimin e Partisë Demokratike të Kosovës për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të larta demokratike. E falënderova ambasadorin Guerot për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj demokratik dhe euroatlantik”, ka thënë Hamza. /Zëri

.