BINNI nis ofertën festive për Bajram: Zbritje deri në 50% në produkte të përzgjedhura
Kompania BINNI, një nga liderët në industrinë e mobilierisë në Kosovë, ka nisur ofertën speciale për festën e Bajramit, duke sjellë zbritje deri në 50% në produkte të caktuara.
Nga data 21 deri më 26 maj të gjithë qytetarët mund të vizitojnë showroom-et e BINNI-t dhe të përfitojnë nga ofertat festive për dyer, dritare dhe produkte të tjera moderne të mobilierisë, të punuara me standarde të larta cilësie dhe teknologjinë më të fundit.
BINNI është ndër kompanitë e para në Kosovë në fushën e prodhimit të dyerve, dritareve dhe mobilierisë, me mbi 30 vite eksperiencë dhe një histori suksesi që ka nisur si biznes familjar në vitin 1989. Sot, kompania numëron tre showroome në Prishtinë, Vushtrri dhe Prizren, ndërsa showroom-i kryesor në Llapnasellë, me mbi 10 mijë metra katrorë hapësirë, konsiderohet ndër më të mëdhenjtë në rajon.
Klientët kanë mundësi të shohin nga afër koleksionet dhe risitë më të fundit, ndërsa stafi profesional dhe arkitektët e kompanisë ofrojnë zgjidhje për çdo stil dhe kërkesë.
Përveç tregut vendor, BINNI ka zgjeruar aktivitetin edhe në tregjet evropiane, duke eksportuar produktet e saj jashtë Kosovës dhe duke dëshmuar cilësinë e prodhimeve vendore.
Për festën e Bajramit, BINNI fton të gjithë klientët të përfitojnë nga ofertat speciale dhe të sjellin më shumë stil dhe rehati në shtëpitë e tyre.