Molliqaj: Vetëvendosja i tutet veç Partisë Socialdemokrate
Aktuale
May 21, 2026 - 13:31
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një aksion simbolik para zyrës qendrore të LVV-së në Prishtinë.
Para gazetarëve, Molliqaj tha se beteja e PSD-së për opozitë, jo për pazare, i dha efektet e para.
Kjo pasi sipas tij, LVV-ja me polici ia bllokoi hyrjen të njëjtit në zyrën qendrore të partisë në pushtet.
“Vetëvendosja i tutet veç Partisë Socialdemokrate. Qysh e patë, edhe zyrtarët brenda u dridhshin”, tha ai.