Rriqrat dhe rreziku për shëndetin gjatë verës, Sherifi: Me rritjen e temperaturave ato aktivizohen

Rriqrat dhe rreziku për shëndetin gjatë verës, Sherifi: Me rritjen e temperaturave ato aktivizohen

Aktuale May 21, 2026 - 08:27

Profesori universitar Kurtesh Sherifi ka folur rreth rrezikut që paraqesin rriqrat.

Ai tha se rriqrat janë parazitë që thithin gjak dhe që aktivizohen sidomos gjatë verës me ngritjen e temperaturave.

“Si zakonisht me ngrohjen e temperaturave në përfundim të pranverës dhe fillim të verës sidomos, rriqrat aktivizohen i kemi kudo në natyrë, por jo në koncentrime të larta. Janë vende-vende, krijojnë habitatin e tyre, por për të qëndruar në një vend duhet të kenë aty edhe për të thithur gjak. Pra, janë parazitë që thithin gjak dhe kërkojnë për t’u shumëzuar. Në vendin tonë i kemi në ambiente fushore ose malore, por fatmirësisht nuk është që kemi në ambiente të shtëpisë apo ambientet ku jetojmë”, tha Sherifi në Klan Kosova.