Sot varroset Alush Gashi

Sot varroset Alush Gashi

Aktuale May 21, 2026 - 08:03

Sot i jepet lamtumira e fundit Alush Gashit, profesor dhe politikan i shquar në Kosovë.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 15:00, në vendlindjen e tij, në varrezat e fshatit Prigodë të Istog.

Nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të enjten do të organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit të shquar, anëtarit të Kryesisë, një prej themeluesve të LDK-së e bashkëpunëtorit të presidentit Rugova, Alush Gashi.

Në njoftimin zyrtar theksohet se mbledhja komemorative mbahet nga ora 11:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë (ish-ASK).

Gashi vdiq më 15 maj, në moshën 75-vjeçare.