Sot, temperaturat deri në 22 gradë
Aktuale
May 21, 2026 - 07:52
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende pritet të sjellin reshje shiu dhe shkarkime elektrike, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të arrijnë në 6 e 9 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 18 e 22 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 10 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
