“Sulmet tinëzare nuk më ndalin”, reagon Hysni Mehani pas lirimit të Sami Lushtakut

“Sulmet tinëzare nuk më ndalin”, reagon Hysni Mehani pas lirimit të Sami Lushtakut

Aktuale May 15, 2026 - 20:52

Hysni Mehani, zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, ka reaguar pas sulmit fizik të raportuar ndaj tij, duke thënë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se ndihet më i fortë se më parë.

Mehani ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shkruar dhe i kanë shprehur mbështetje, duke theksuar se nuk mund t’iu përgjigjet të gjithëve individualisht.

Ai ka shtuar se sulmet, siç i ka quajtur “tinëzare”, nuk do ta ndalin dhe se nuk do të tërhiqet nga angazhimi i tij publik, pavarësisht ngjarjes së fundit.

Për sulmin ndaj tij, u intervistua kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili para një ore u lirua në procedurë të rregullt.