Lushtaku arrin në stacionin policor, pritet të nisë intervistimi i tij

Lushtaku arrin në stacionin policor, pritet të nisë intervistimi i tij

Aktuale May 15, 2026 - 19:01

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka mbërritur në stacionin policor teksa pritet të nis intervistimi i tij lidhur me sulmin fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani.

Pak para Lushtaku në stacion kanë mbërritur edhe ekipet e hetuesisë nga Prishtina, njofton Dukagjini.

Lushtaku u pritë me brohoritje nga qytetarë të shumtë që janë mbledhur pranë stacionit policor në Skenderaj për ta mbështetur.