Reagon Lushtaku: Do t'i përgjigjem drejtësisë, jo sikur Kurti që nuk i respekton institucionet e drejtësisë
Të premten pritet intervistimi i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku për sulmin fizik ndaj kreut të LVV-së në këtë komunë, Hysni Mehani.
Teksa ende nuk ka filluar intervistimi dhe një numër i madh janë grumbulluar para objektit të Komunës së Skenderajt, Lushtaku ka reaguar përmes një postimi në Facebook, raporton Zeri.info.
Ai ka thënë se do ti përgjigjet drejtësisë dhe se i respekton institucionet, raporton Zeri.info.
“Për dallim nga Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë, që Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht, unë i respektoj dhe ju përgjigjem gjithmonë institucioneve të Republikës.
Bëj thirrje për qetësi dhe maturi ndërsa shpresoj që Prokuroria të mos instrumentalizohet, por ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndikime dhe pa presion!”, thuhet në reagim. /Zëri