Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Alush Gashi

Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Alush Gashi

Aktuale May 15, 2026 - 15:35

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e ish-ministrit të Shëndetësisë, Alush Gashi, pas ndarjes së tij nga jeta.

Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka vlerësuar figurën dhe kontributin e Gashit, duke e cilësuar atë si një njeri të rrallë, të urtë dhe frymëzim për shumë njerëz.

Ai ka theksuar se Gashi nuk ishte vetëm profesor, mjek dhe politikan, por edhe mik i sinqertë dhe njeri me shpirt të madh.

“Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të prof. dr. Alush Gashit. Kjo fotografi do të mbetet përherë kujtim i një njeriu të rrallë, të ngrohtë, të urtë dhe plot dashuri për njerëzit e vendin e tij. Dr. Alush Gashi nuk ishte vetëm profesor, mjek e politikan; ai ishte shpirt i mirë, mik i sinqertë dhe frymëzim për shumë prej nesh. Do të më mungojë buzëqeshja e tij, urtësia dhe përqafimi i ngrohtë që e karakterizonte gjithmonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë atyre që e deshën. Qoftë i paharruar”, shkroi Rama.

Ndryshe, Alush Gashi, një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë, ka vdekur të premten, në moshën 75-vjeçare.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët, të cilët kanë thënë se për detajet dhe ceremoninë e varrimit do të njoftojnë me kohë.