Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për gjashtë mjekë të përgjithshëm në FSK
Aktuale
May 15, 2026 - 10:32
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka shpallur konkurs për pranimin e gjashtë mjekëve të përgjithshëm në Regjimentin e Mjekësisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sipas njoftimit, afati për aplikim është nga data 11 deri më 25 maj 2026.
Njëherësh, thuhet se aplikimi mund të bëhet online.