Lirohet nga spitali Hysni Mehani, pas incidentit të djeshëm me Sami Lushtakun në Skenderaj

Lirohet nga spitali Hysni Mehani, pas incidentit të djeshëm me Sami Lushtakun në Skenderaj

Aktuale May 15, 2026 - 11:02

Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, është liruar nga Spitali Rajonal i Mitrovicës pas konfliktit fizik që ndodhi dje mes tij dhe kryetarit të kësaj komune, Sami Lushtaku.

Nga Spitali kanë konfirmuar që Mehani është liruar pas trajtimit mjekësor.

Të enjten u raportua për një sulm nga Lushtaku ndaj Mehanit, për të cilin rast pati shumë reagime. /klankosova