Fshati Doganaj në Ferizaj do të mbetet pa ujë për pjesën më të madhe të ditës
Foto: Laura Hasani

Fshati Doganaj në Ferizaj do të mbetet pa ujë për pjesën më të madhe të ditës

Aktuale May 15, 2026 - 08:32

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot, më 15.05.2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në Doganaj të Ferizajt.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetin social Facebook, ndërprerja do të nisë nga ora 09:00 dhe do të realizohet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.

Kompania ka bërë të ditur se furnizimi me ujësjellës pritet të rikthehet duke filluar nga ora 16:00.

KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për kohën e ndërprerjes.