Palatova: Ne duam që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian
Foto: Laura Hasani

Palatova: Ne duam që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

Aktuale May 09, 2026 - 18:25

Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, tha për KosovaPress se mesazhi kryesor për Kosovën në Ditën e Evropës, është integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Ne jemi të bashkuar në diversitet. Të gjitha shtetet anëtare dhe vendet e kontinentit evropian. Dhe mesazhi për Kosovën është: ne duam që ju të jeni pjesë e këtij Bashkimi Evropian. Pra, ne jemi këtu prej shumë vitesh, që nga viti 1999, me mbi 25 vite mbështetje për Kosovën, financiare, politike dhe mbështetje për reforma. Dhe duam që Kosova të vazhdojë në rrugën evropiane. Duam të shohim kompromise këtu, një udhëheqje politike që bën kompromise politike në mënyrë që ju të përparoni në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, tha Palatova.

Këtë deklaratë, Palatova e dha gjatë Panairit “Team Europe”.