Bllokohet aksi rrugor Junik – Gjeravicë shkak i shembjes së dheut
Aktuale
May 09, 2026 - 16:24
Rruga Junik – Gjeravicë është bllokuar përkohësisht për qarkullim si pasojë e vërshimeve të fundit që kanë prekur këtë zonë.
Sipas njoftimit të komunës së Junikut, ekipet janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmeve dhe hapjen e rrugës për qarkullim të sigurt, transmeton klankosova.
Qytetarëve u është kërkuar që të shmangin lëvizjet në këtë segment rrugor deri në një njoftim radhës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe evitimit të rreziqeve të mundshme.