Sot protesta e opozitës në Tiranë, mbi 1200 policë në terren

Sot protesta e opozitës në Tiranë, mbi 1200 policë në terren

Aktuale May 08, 2026 - 10:41

Partia Demokratike e Shqipërisë organizon sot në orën 19:00 protestën e saj të radhës kombëtare, ku Policinë e Tiranës e ka njoftuar se do ta organizojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për të menaxhuar protestën, Policia bëhet me dije se do të angazhojë më shumë se 1200 efektivë policie, ndërsa u bën apel organizatorëve të respektojnë vendin e përcaktuar dhe orarin e njoftuar.

Për menaxhimin e protestës u hartua një plan i posaçëm masash, ku që prej mesnatës së të enjtes u kufizua qarkullimi në disa segmente rrugore, të cilat deri në përfundim të protestës do të jenë të paaksesueshme për automjetet, shkruan RTSH-ja.

Ndalimi i parkimit ose edhe i qarkullimit pas orës 15:00 do të jetë në fuqi në gjithë perimetrin e bulevardit, ndaj dhe uniformat blu kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete.

Për protestuesit policia apelon të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.