Vetëvendosja, Guxo, Alternativa dhe PSHDK-ja bëjnë koalicion për zgjedhjet e 7 qershorit

Vetëvendosja, Guxo, Alternativa dhe PSHDK-ja bëjnë koalicion për zgjedhjet e 7 qershorit

Aktuale May 08, 2026 - 09:27

Partia Guxo ka njoftuar se sot është nënshkruar marrëveshja e koalicionit ndërmjet Partisë Guxo, Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Alternativa dhe Partisë Shqiptare Demokristiane.

Përmes një komunikate, Guxo ka bërë të ditur se marrëveshja paraqet një angazhim të përbashkët politik për qeverisje me përgjegjësi dhe mbrojtje të interesit shtetëror.

“Sot u vulos vazhdimi i një rruge të përbashkët politike”, thuhet në njoftim, ku theksohet se koalicioni nuk është “bashkim i përkohshëm”, por një qëndrim politik për ta vendosur qytetarin në qendër të vendimmarrjes.

Sipas njoftimit, prioritetet e këtij bashkëpunimi do të jenë lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve, të cilat i cilëson si obligime që burojnë nga besimi qytetar.

Në reagim po ashtu thuhet se ky koalicion synon të ofrojë stabilitet dhe qartësi politike, duke garantuar orientim euroatlantik dhe partneritete strategjike të konsoliduara për Kosovën.

Partia Guxo ka theksuar se do të mbetet e angazhuar që politika të përkthehet në veprime konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Zëri

Image