Lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës shkatërrohet

Lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës shkatërrohet

Aktuale May 07, 2026 - 21:31

Është shkatërruar lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës, një rast që ka nxitur reagime dhe kërkesa për hetim dhe restaurim të menjëhershëm.

Lajmin e ka bërë të ditur arkeologu Berat Ademi, duke e cilësuar rastin si shkatërrim të qëllimshëm.

Ai ka thënë se gjatë një vizite në këtë zonë malore ka hasur në një lapidar që i përkiste Zonës Operative të Drenicës, i cili është shkatërruar pjesërisht.

“Sot gjatë një surve në fshatin Binxhë të Klinës, rrugës malore hasa në një lapidar që dollohet pjesërisht që i përkiste Zonës Operative të Drenicës. I njëjti është shkatërruar barbarisht, duke tentuar të fshihet historia e UÇK-së. Gjetja e një gëzhoje kalibrit 20mm (M57) rreth 50 metra nga lapidari dëshmon për luftimet dhe rezistencën në këtë pikë. Ky vandalizëm mbi mermer nuk e shlyen dot sakrificën, por kërkon vëmendje për të mos lënë dëshmorët në harresë”, ka deklaruar Ademi. /dukagjini