Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendimin e ri
Foto: Laura Hasani

Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendimin e ri

Aktuale May 07, 2026 - 12:36

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar nënshkrimin e udhëzimit administrativ për kujdesin parësor shëndetësor.

Sipas Vitisë, ky udhëzim rregullon ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme, si pjesë e shërbimeve në kujdesin parësor.

“Ky ndryshim krijon bazën për mbështetje të hershme për foshnjat dhe fëmijët me rrezik për vonesa në zhvillim, përmes ekipeve profesionale multidisiplinare me psikologë klinikë, fizioterapeutë, logopedë dhe punëtorë socialë”, ka shkruar Vitia në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Vitisë, pa ndërhyrje:

Për herë të parë, me ekipe multidisiplinare për ndërhyrje në fëmijërinë e hershme.

Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor, i cili rregullon ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme si pjesë të shërbimeve në kujdesin parësor.

Ky ndryshim krijon bazën për mbështetje të hershme për foshnjat dhe fëmijët me rrezik për vonesa në zhvillim, përmes ekipeve profesionale multidisiplinare me psikologë klinikë, fizioterapeutë, logopedë dhe punëtorë socialë.

Po e afrojmë mbështetjen profesionale më pranë fëmijëve dhe familjeve.