Hamza e mirëpret Dërgutin në PDK: Mirë se erdhe, Aida!

Hamza e mirëpret Dërgutin në PDK: Mirë se erdhe, Aida!

Aktuale May 07, 2026 - 13:11

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar për aderimin më të ri në këtë parti, të ish-deputetes Aida Dërguti.

Hamza ka vlerësuar Dërgutin si një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, duke thënë se ajo për dekada me radhë ka pasur vetëm një qëllim – t’i shërbejë Kosovës.

“Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane. Një zonjë që, për dekada me radhë, ka pasur vetëm një qëllim: t’i shërbejë Kosovës, në çfarëdo kapaciteti që i është besuar”, ka shkruar Hamza.

Ai shtoi se për Dërgutin drejtësia është mbi të gjitha detyrë, derisa theksoi se në këtë mision do të punojnë bashkë.

“Mirë se erdhe në PDK, Aida!”, përfundoi Hamza. /Zëri