Haradinaj bën homazhe te varri i Bahri Fazliut: Pasues i përpjekjeve për liri

Haradinaj bën homazhe te varri i Bahri Fazliut: Pasues i përpjekjeve për liri

Aktuale May 07, 2026 - 12:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me kolegët e tij partiakë kanë bërë homazhe pranë varrit të heroit Bahri Fazliu në 28-vjetorin e rënies së tij.

Haradinaj pas homazheve ka thënë se Fazliu ishte pasues i përpjekjeve për liri.

“Është e vërtetë, një ditë që bashkon shumë porosi. Bahri Fazliu u vra në trekufirin, me thënë shqiptaro-shqiptar, pra Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, në fillim të luftës, viti ’98, në Bogiçe. Themelues i UÇK-së, krijues i idesë së luftës, edhe pasues i përpjekjeve për liri të hershme të kombit shqiptar, i të vëllait Fahriut, të Afrimit, po edhe shumë të tjerëve. I paharruar kujtimi, jeta dhe vepra, i përjetshëm pra kujtimi për Bahriun. Heroit të kombit, Bahri Fazliu”, tha Haradinaj. /eo