OVL UÇK-ja u drejtohet me letër ambasadave në Kosovë, kërkon paanshmëri në procesin e Hagës
Foto: Laura Hasani

OVL UÇK-ja u drejtohet me letër ambasadave në Kosovë, kërkon paanshmëri në procesin e Hagës

Aktuale May 07, 2026 - 12:11

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK) u është drejtuar ambasadave në Kosovë me një letër, ku kërkohet që të reagojnë në lidhje me procesin gjyqësor në Hagë.

Në këtë letër, OVL UÇK-ja ka shprehur shqetësimet lidhur me zvarritjen e këtij procesi, raporton Zeri.info.

“OVL UÇK-ja vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të shteteve mike ndaj Kosovës dhe beson se ruajtja e besimit në drejtësi është jetike për paqen, stabilitetin dhe partneritetin ndërkombëtar”, thuhet ndër të tjera. /Zëri