Konjufca në Irlandë kërkon mbështetje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Konjufca në Irlandë kërkon mbështetje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Aktuale May 06, 2026 - 13:43

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka zhvilluar vizitën e tij të parë bilaterale në Irlanda, ku është pritur nga Ministrja për Punë të Jashtme dhe Tregti, Helen McEntee.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Irlandës, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Të dyja palët kanë vlerësuar se raportet mes dy vendeve duhet të zgjerohen dhe të intensifikohen më tej, transmeton Zeri.info.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve ka qenë edhe procesi i integrimit evropian të Kosovës. Konjufca ka kërkuar mbështetjen e Irlandës për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst, është theksuar edhe roli i ardhshëm i Irlandës në kuadër të Presidencës së Bashkimi Evropian, si një mundësi për avancimin e mëtejshëm të këtij procesi.

“Po ashtu, duke qenë se Irlanda do të marrë drejtimin e presidencës së Bashkimit Europian, kërkuam mbështetjen e tyre në pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE. U dakorduam që Kosova nuk mund të veçohet nga procesi dhe përcaktimi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, ka shkruar Konjufca,

Gjatë vizitës, Konjufca është takuar gjithashtu me anëtarë të Komitetit të Përbashkët për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamentit irlandez, si dhe me senatorin Pat Casey, ku është riafirmuar mbështetja parlamentare e Irlandës për perspektivën evropiane të Kosovës. /Zëri