Abdixhiku: LDK-ja dhe Osmani në një listë të përbashkët zgjedhore, pritet formalizimi
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku: LDK-ja dhe Osmani në një listë të përbashkët zgjedhore, pritet formalizimi

Aktuale May 05, 2026 - 18:40

Pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), kryetari i saj Lumir Abdixhiku ka folur para mediave.

Sipas tij, në takim është diskutuar edhe për “bashkimin e madh” politik, për të cilin LDK ka qenë duke biseduar prej kohësh.

“Pikë e diskutimit ishte edhe bashkimi i madh për të cilin po flasim”, tha Abdixhiku.

Ai bëri të ditur se është informuar dhe është dakorduar me kryesinë për formalizimin e bashkëpunimit me Vjosa Osmani, duke synuar një garë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme.

“I njoftova kryesinë, votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje bashkëpunimin me Vjosa Osmanin për garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Abdixhiku

Abdixhiku tha se në mbledhje është diskutuar edhe për thirrjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, i cili pritet të mblidhet të shtunën.

“Folëm për proceset, përgatitjet partiake dhe listat zgjedhore. U dakorduam që të shtunën të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së”, u shpreh ai. /telegrafi