Maqedonci merr pjesë në hapjen e SAHA EXPO 2026 në Turqi

Maqedonci merr pjesë në hapjen e SAHA EXPO 2026 në Turqi

Aktuale May 05, 2026 - 17:13

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se ka nisur puna në panairin ndërkombëtar të industrisë së mbrojtjes dhe teknologjisë, SAHA EXPO 2026, që po mbahet në Turqi.

Ai ka bërë të ditur se në këtë ngjarje po merr pjesë me ftesë personale nga Haluk Bayraktar, duke e vlerësuar pjesëmarrjen si një mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes.

Sipas Maqedoncit, kjo ftesë përfaqëson një vlerësim të ndërsjellë dhe dëshmi të marrëdhënieve në rritje mes palëve në sektorin e mbrojtjes.

Gjatë qëndrimit në panair, ministri pritet të zhvillojë takime me përfaqësues institucionalë dhe drejtues të kompanive, me fokus në thellimin e bashkëpunimit dhe identifikimin e projekteve të përbashkëta.

SAHA EXPO 2026 konsiderohet një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për avancimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe adresimin e sfidave të sigurisë.