Muhaxheri hedh poshtë raportimet për dorëheqje: Vazhdoj të jem në LDK dhe në krye të Degës në Pejë
Aktuale
May 04, 2026 - 13:44
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka hedhur poshtë raportimet dhe pretendimet se ai ka dhënë dorëheqje nga pozitat e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Muhaxheri ka mohuar kategorikisht këta zëra, duke theksuar se vazhdon të mbetet pjesë e LDK-së dhe në funksionet e tij drejtuese brenda partisë.
“Unë jam në LDK, jam kryetar i Degës në Pejë dhe nuk kam dhënë dorëheqje nga asnjë pozitë udhëheqëse”, ka deklaruar ai për RTV Fontana.