Haxhiu në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve: Mirënjohje për njerëzit e minutave të para
Foto: Laura Hasani

Haxhiu në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve: Mirënjohje për njerëzit e minutave të para

Aktuale May 04, 2026 - 14:29

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve ka shprehur mirënjohje për zjarrfikësit, siç i ka quajtur ajo, njerëzit e minutave të para.

Sipas saj, në çastet kur të tjerët largohen nga rreziku, zjarrfikësit nisen drejt tij.

“Në shpërthime zjarri, në përmbytje, në aksidente apo shpëtim ata janë aty ku sekondat vlejnë më shumë se çkado tjetër. Puna e tyre kërkon guxim të madh, por edhe disiplinë”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka falënderuar zjarrfikësit për shërbimin e tyre të përditshëm dhe për gatishmërinë që tregojnë në çastet kur qytetarët kanë më së shumti nevojë.