Musliu për Kurtin: Nuk do të doja që vendi të binte në diktaturë
Foto: Laura Hasani

Musliu për Kurtin: Nuk do të doja që vendi të binte në diktaturë

Aktuale April 29, 2026 - 13:59

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur rreth dështimit të zgjedhjes së presidentit, ku ka pasur kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Musliu deklaroi se nuk do të dëshironte që vendi të kthehej në komunizëm dhe që të kontrollohej nga një person.

“Diktatura mund të instalohet brenda një nate, por duhen mbi 40 vjet për ta rrënuar ose për të dal nga diktatura. Futesh lehtë në diktaturë, me një neglizhencë dhe me një pakujdesi me ato sjelljet që i pamë ditëve të fundit, por të duhet mbi 40 vjet për të dalë”, deklaroi ajo në Klan Kosova.