Radoniqi pas takimit me Haxhiun: 7 qershori, data më e mundshme për zgjedhje
Aktuale
April 29, 2026 - 14:57
Kryetari i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se procesi i organizimit të zgjedhjeve kërkon kohë dhe nuk është i lehtë, duke vlerësuar se data më e mundshme për mbajtjen e tyre është 7 qershori.
Ai ka theksuar se përgatitjet zgjedhore janë në fazë fillestare dhe se çështja e buxhetit ende nuk është trajtuar brenda KQZ-së.
“Sa më vonë. Çështja e buxhetit ende nuk është diskutuar në KQZ, po besoj do të jetë përafërsisht si zgjedhjet e kaluara. Na nevojitet përgatitje, nuk është proces i lehtë… Dy data 31 maj ose 7 qershor, për mendimin tonë është 7 qershori, por prapë le t’i mbetet presidentes”, ka deklaruar Radoniqi pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.