Musliu: Rrëshqitje e rrezikshme drejt grusht shtetit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke paralajmëruar për, siç e ka cilësuar ajo, devijim nga rendi demokratik.
Në një reagim publik, Musliu ka deklaruar se kur institucionet kapen dhe ligjet anashkalohen, vendi rrezikon të rrëshqasë drejt një forme të grusht shtetit.
“Kur institucionet kapen, ligjet anashkalohen dhe vendimet merren jashtë rregullave demokratike, kjo nuk është më qeverisje, është rrëshqitje e rrezikshme drejt një forme të grusht shtetit. Kosova meriton rend, ligj dhe respekt për demokracinë, jo improvizim dhe kapje të shtetit”, shkroi ajo.
Deputetja e PDK-së ka bërë thirrje për respektim të rendit kushtetues dhe forcim të institucioneve demokratike në vend. /Zëri