Seanca për presidentin në orën 14:00
Kuvendi i Kosovës e ka shtyrë seancën për presidentin, pasi nuk kishte kuorum në sallë.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu e shtyu seancën për në orën 14:00, derisa u bëri thirrje partive opozitare që të marrin pjesë në këtë seancë, transmeton Zeri.info.
11:00 Nis seanca për presidentin

Vazhdimi i seancës së Kuvendit për zgjedhjen e presidentit është thirrur për sot në orën 10:00, por që ka nisur vetëm gati pas një ore.
Në seancë janë të pranishëm vetëm deputetët e pozitës, ndërsa partitë opozitare nuk po marrin pjesë në këtë seancë, ku pritet të nisë rundi i ri i votimit për zgjedhjen e presidentit, transmeton Zeri.info.
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu në fillim të seancës ka lexuar obligimet, që sipas saj ua jep kushtetuesja deputetëve për të marrë pjesë në seancë. /Zëri