Vlora si “kartolinë” pranvere, mes detit dhe qiellit të kaltër [video]

Vlora si “kartolinë” pranvere, mes detit dhe qiellit të kaltër [video]

Aktuale April 28, 2026 - 12:17

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një foto nga ballkoni i një apartamenti në qytetin bregdetar, ndërsa e etiketon si një “pamje të qetë nga Vlora mes luleve”.

Qyteti bregdetar i Vlorës është një nga qendrat më të rëndësishme turistike, me një numër të madh atraksionesh kulturore dhe natyrore.

Përveç plazheve në gjirin e Vlorës, Sazani dhe Karaburuni janë po ashtu destinacione tërheqëse për turistët vendas e të huaj, të cilët udhëtojnë nga porti i Vlorës me anije turistike.

E cilësuar si perla e jugut, Vlora është tejmbushur këtë sezon me turistë vendas dhe të huaj të cilët shijojnë bregdetin shkëmbor dhe ujërat e kristalta të detit.