Sot, mot me diell në Kosovë
Aktuale
April 27, 2026 - 07:59
Të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, shkruan Zeri.info.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 21 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë”, thuhet në njoftim. /Zëri